Rusia paralajmëron fillimin e betejës në Kherson

Rusia paralajmëron fillimin e betejës në Kherson

Kirill Stremousov, zëvendës-administratori i instaluar nga Rusia në rajonin Kherson, ka thënë në një mesazh Telegram të postuar vonë të martën se, “në të ardhmen shumë të afërt, beteja për Kherson do të fillojë.”

Popullsia civile këshillohet të largohet nga zona e armiqësive të ashpra të ardhshme, nëse është e mundur, në mënyrë që të mos ekspozohet ndaj rrezikut të panevojshëm”, shtoi Stremousov.

Komandanti i ri i ushtrisë së Moskës në Ukrainë njoftoi të martën se civilët po zhvendosen nga qyteti jugor Kherson i pushtuar nga Rusia, duke e përshkruar situatën ushtarake si të tensionuar.

Armiku vazhdimisht përpiqet të sulmojë pozicionet e trupave ruse”, tha Sergei Surovikin në intervistën e tij të parë televizive që nga emërimi në fillim të këtij muaji, duke shtuar se situata ishte veçanërisht e vështirë rreth qytetit jugor të pushtuar Kherson.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy