Basha takim me përfaqësuesit e fasonerive: 70 mijë punonjës rrezikojnë të humbin vendin e punës

Basha takim me përfaqësuesit e fasonerive: 70 mijë punonjës rrezikojnë të humbin vendin e punës

Kreu i PD Lulzim Basha ka pritur sot në zyrë përfaqësuesit e biznesit fason Gjergji Gjika dhe Florian Zekja dhe është njohur me kërkesat dhe vështirësit e punës së tyre, në kushtet e pandemisë së koronavirusit.

Sipas Bashës, qeveria po i shtyn fasonët drejt mbylljes, pa patur detyrimin për t’i mbështetur financiarisht punonjësit e tyre. Ndërsa shtoi se 70 mijë punonjës humbin vendin e punës nëse fasonët falimentojnë dhe bëri thirrje që kjo gje të parandalohet urgjentisht.

“Fasonët po përballen me probleme, nga rënia e prodhimit dhe e shitjeve tek mungesa e likuiditetit për të paguar detyrimet ndaj shtetit dhe pagat e punonjësve. Në vend të mbështetjes për të mbrojtur vendet e punës, qeveria ka shtuar kostot e tyre, duke rrezikuar mbijetesën e qindra ndërmarrjeve. Me “protokollin e kuq” krejtësisht të pazbatueshëm, qeveria po i shtyn fasonët drejt mbylljes, pa patur detyrimin për ti mbështetur financiarisht punonjësit e tyre. Nëse fasonët falimentojnë, 70 mijë punonjës humbin vendin e punës. Kjo duhet parandaluar urgjentisht.”

Lideri i PD-së, Basha, deklaroi se është koha që fondet që shpërdorohen në mënyrë “korruptive”, të shkojnë në mbështetje dhe mbrojtje të punonjësve dhe të bizneseve duke rritur ndihmën ndaj tyre.

“Ndërkohë që qeveria vazhdon edhe gjatë këtyre ditëve të paguajë miliona për koncesionet, rritja e papunësisë po kthehet në një plagë edhe më të rëndë, dhe varfëria po thellohet frikshëm. Paratë e taksave të shqiptarëve sot duhet të shkojnë të gjitha në ndihmë të njerëzve dhe të ekonomisë. Njerëzit meritojnë mbështetjen e munguar ekonomike, biznesi sot ka nevojë për mbështetje, ekonomia ka nevojë për frymëmarrje dhe likuiditet, ndërsa qeveria e ka për DETYRË t’ju garantojë atyre ndihmën financiare që ju takon.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy