Nard Koka flet pas lirimit nga policia: Ja çfarë ndodhi

Nard Koka flet pas lirimit nga policia: Ja çfarë ndodhi

Leonard Koka, ndërmjetësuesi i marrëveshjes PS­LSI është mbajtur sot në Komisariatin e Durrësit për rreth 3 orë dhe më pas është njoftuar se ai akuzohet për ‘Kundërshtim të forcave të policisë’.

Por në një prononcim për gazetaren Klodiana Lala për “BalkanWeb”, Leonard Koka mohon kategorikisht këtë akuzë dhe madje hedh akuza të rëndë mbi Drejtorin e Policisë së Durrësit Perlat Çullhaj.

Koka tha se ai është shoqëruar për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe medias nga trafiku i drogës.

“Unë nuk kam kundërshtuar asnjë punonjës policie. Dua të them që Perlat Çullhaj më ka shoqëruar vetëm për të tërhequr vëmendjen nga droga që ka kaluar në kufi. Ma ka bërë edhe një vit më parë. Sa herë kalojnë 2­3 tonë drogë në kufi më shoqërojnë mua për të tërhequr vëmendjen e mediave dhe opinionit publik. Nuk habitem po të më shoqërojnë prapë”, deklaroi Koka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy