Flet babai i 17-vjeçarit që u vra në Itali: Ëndrrave tona si prindër u dha fund një goditje thike

Flet babai i 17-vjeçarit që u vra në Itali: Ëndrrave tona si prindër u dha fund një goditje thike

“Nuk dua hakmarrje, kam besim te drejtësia. Le të merret drejtësia me atë që i mori jetën tim biri, asgjë nuk mund të ma kthejë më”. Kështu shprehet Jetnor Lavdari, babai i adoleshentit shqiptar, Pandi Lavdari, që u vra pak ditë më parë në Itali nga një bashkëmoshatar i tij pas konflikti për një vajzë.

Në shtëpinë e tij ka rënë zia, por askush nuk flet për hakmarrje. Babi, nëna, motra Jolita dhe të afërm të tjerë janë mbledhur në shtëpinë ku jeton familja Lavdari. Një familje shqiptare e integruar plotësisht në shoqëri dhe që jetonte me djersën e kryefamiljarit. Ky i fundit punonte si kasap, një profesion që do t’ia mësonte edhe të birit.

“Jemi të shkatërruar. Tragjedia është më e madhe se ne. Ishte një sherr mes të rinjsh, pse duhej të kishte një thikë? Nuk më hiqet nga mendja kjo pyetje. Im bir nuk i ka bërë gjë të keqe askujt. E kam rritur dhe edukuar, shpesh edhe ashpër, me shpresën se do ta kuptonte se cilat janë vlerat e vërteta të jetës. Ëndrrave tona për të u dha fund një goditje thike”, thotë babai.

Ai thotë se funeraline  të birit do ta bëjë në Itali. “Në Shqipëri nuk do të kishte pranë njeri”, përfundon ai.

Pandi Lavdari u vra të hënën nga një bashkëmoshatar i tij italian pas grindjes për një vajzë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy