Samiti në Bruksel/ Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg zbulon vendimet që janë marrë

Samiti në Bruksel/ Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg zbulon vendimet që janë marrë

Ditën e sotme është mbledhur në Bruksel samiti në të cilën është diskutuar për luftën në Ukrainë. Gjatë këtyre orëve në këtë samit kanë folur krerët e vendeve më të rëndësishme. Gjatë një konference për mediat udhëheqësit bënë të ditur vendimet që kishin marrë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pohoi se pushtimi rus i Ukrainës është kriza më e madhe e sigurisë në këtë gjeneratë dhe se ata do qëndrojnë të bashkuar për ta mbajtur aleancën e fortë dhe popullin e sigurt".

Po ashtu bëhet me dije se NATO ka rënë dakord të forcojë mbrojtjen duke lëvizur 40,000 trupa në krahun e saj lindor në përgjigje të pushtimit të Rusisë.

Gjatë konferencës Stoltenberg konfirmoi se katër grupe të reja beteje do të dërgohen në Sllovaki, Hungari, Bullgari dhe Rumani.

Në këtë samit është cekur dhe tema e mbrojtjes kibernetike dhe sekretari i Përgjithsëm tha se mbrojtja kibernetike po forcohet dhe NATO do të ndihmojë gjithashtu Ukrainën të mbrohet kundër "kërcënimeve biologjike, kimike, radiologjike dhe bërthamore".

Një tjetër pikë ku u ndal Stoltengerg ishte dhe përdorimi i armëve kimike. Ai tha se përdorimi i armëve kimike do të ndryshojë tërësisht natyrën e konfliktit dhe se do të jetë një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar dhe do të ketë pasoja të gjera.

Po ashtu gjatë konfernce u tha se pushtimi i Putinit në Ukrainë ka ndryshuar mjedisin esigurisë për një afat të gjatë dhe NATO është e përgatitur.

Ndërkohë Presidenti Zelensky u ka kërkuar njerëzve kudo që të dalin në rrugë në shenjë mbështetjeje për Ukrainën për të shënuar një muaj të pushtimit rus.

Në mediat botërore është bërë e ditur se Mbretëria e Bashkuar ka zgjeruar sanksionet për të përfshirë edhe 65 individë dhe organizata të tjera ruse, përfshirë Grupin Wagner të mercenarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy