
Shpërthime të reja kanë tronditur një depo municionesh në Siberi për herë të dytë brenda javës, sipas autoriteteve rajonale.
Autoritetet në territorin e Krasnoyarskit thanë se kishte pasur shpërthime gjatë një operacioni minimi, prej të cilit u plagosën disa ushtarakë.
Shpërthimet u bënë "gjatë pastrimit të minave dhe reagimit të urgjencës në Kamenka" dhe "rezultuan në pesë punonjës të plagosur dhe një veturë të dëmtuar", thuhet në një deklaratë.
Raportet e mediave kombëtare thanë që numri i personave të plagosur ishte të paktën nëntë.
Banorët e fshatit afër Kamenkas u evakuuan, thuhet në një deklaratë të postuar internet nga autoritetet. Njëmbëdhjetë autobusë u dërguan në zonë për të evakuuar njerëzit.
Shpërthimet masive ndodhën në të njëjtin vend të hënën, ku mbeti një person i vrarë dhe u plagosën 13 të tjerë. Mijëra njerëz u evakuuan dhe trafiku ajror u pezullua pranë vendit të municioneve, sipas Associated Press. /Euronews/



