
Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe Liz Trusss, në një fjalim të mbajtur dje, bëri thirrje për armatim të Ballkanit Perëndimor dhe të gjitha shteteve që janë të kërcënuara nga Rusia.
Është koha për guxim, jo paralajmërim. Duhet të sigurohemi se përpos Ukrainës, Ballkani Perëndimor dhe shtetet si Moldavia e Gjeorgjia të kenë qëndrueshmëri dhe kapacitete për të ruajtur sovranitetin dhe lirinë e tyre.
Politika e dyereve të hapura të NATO-s është e shenjtë. Nëse Finlanda dhe Suedia zgjedhin të bashkohen si përgjigje ndaj agresionit rus, ne duhet t’i pranojmë sa më shpejt që të jetë e mundur”.



