
Takimi historik mes Donald Trump dhe Kim Jong-un do të mbahet në Singapor, më 12 korrik. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti amerikan në Tuiter.
“Takimi i shumëpritur mes meje dhe Kim Jong-un do të zhvillohet në Singapor, më 12 qershor. Së bashku do të përpiqemi ta kthejmë atë në një moment të rëndësishëm për paqen në botë”, shkruan Trump në llogarinë e tij.
The highly anticipated meeting between Kim Jong Un and myself will take place in Singapore on June 12th. We will both try to make it a very special moment for World Peace!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) May 10, 2018
Trump, nënpresidenti Mike Pence dhe dy bashkëshortet e tyre, ishin mes atyre që dolën për të përshëndetur tre amerikanët e liruar nga paraburgimi në Korenë e Veriut, të cilët arritën të enjten herët në bazën "Andrews" pranë Uashingtonit.
Pak çaste më vonë, presidenti Trump tha se lirimi i tyre në këtë kohë erdhi disi papritur.
"Ne e vlerësojmë shumë që ai i lejoi ata të ktheheshin përpara takimit. Kuptohet që ne do të kishim qenë në gjendje t'i merrnim këta tre njerëz të mrekullueshëm edhe gjatë takimit dhe t'i sillnim në shtëpi, por ai pati mirësinë t'i lironte përpara takimit. Sinqerisht nuk kishim menduar se kjo do të ndodhte, por ndodhi", tha ai.



