Largimet e policëve/ Fishta: 700 efektivë të larguar që nga muaji janar nga policia

Largimet e policëve/ Fishta: 700 efektivë të larguar që nga muaji janar nga policia

Një problematikë e ditëve të fundit, që ka të bëj me sigurimin e jetesës në vend, është ajo e largimit nga vendi për në shtete të tjera, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për jetesë.

Duket që kjo çështjen e nderë, ka prekur edhe policinë e shtetit.

Kryetari i Sindikatës së Policëve, Sadedin Fishta, bëri të ditur për MCN tv, numrin e efektivëve policor të larguar përgjatë këtij viti, dhe shkaqet që sollën deri në atë vendim.

Kjo shifër u referohet jo vetëm atyre që largohen për nevoja familjare, por u referohet shifrës në përgjithësi, duke futur këtu edhe ata punonjës policie që kanë proceduar edhe diciplinarisht edhe penalisht.

Vetëm për gjashtë mujorin e parë janë 80 punonjës që u është dhënë masë sigurie për shkak të shkeljes së ligjit dhe aktivitetet kriminale që kanë bërë gjatë ushtrimit të detyrës.

Pra, është një shifër relativisht e lartë, edhe sa i përket masave të ndëshkimit, por edhe relativisht e lartë e atyre që largohen, sidomos nga ana e të rinjve që ikin për të gjetur një mundësi tjetër për të plotësuar nevojat e tyre familjare, për shkak se ehe me këto kushte që punojnë në radhë të policisë nuk plotësojnë nevojat e tyre familjare, sidomos për të rinjtë që shohin me skepticizëm perspektiven në karrierë në policë, pastaj të larguarit e tjerë.

Sipas tij, mungesat dhe mangësitë e krijuara nga ky fakt, duhet të zgjidhjen përmes një strategjie për të ndryshuar situatën në këtë sektor.

Kjo situatë rëndon të gjithë peshën e të larguarve, i kalon barra punonjësve aktiv të policisë të cilat duhet të përballojnë edhe ngarkesën e mangësive që kanë strukturat e policisë.

Këtu duhet të ketë një strategji për ti plotësuar dhe për ta ndryshuar situatën më qëllim që këto largime të mos jenë më një pengesë për te realizuar detyrat që ka sot policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy