Grenell viziton sot Kosovën, takim me Hotin

Grenell viziton sot Kosovën, takim me Hotin

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grennell, viziton sot Kosovën.

Pjesë e delegacionit është edhe Adam Boehler, kryeshef Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe 12 zyrtarë të tjerë amerikanë.

 “Implementimi i marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një top-prioritet për administratën Trump. Shihemi në Prishtinë dhe Beograd këtë javë”, ka shkruar mbrëmë Grenell në Tuiter.

Delegacioni amerikan sot do të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti.

Vizita vjen në kuadër të punës për implementimin e marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, e nënshkruar më 4 shtator në Uashington.

Delegacioni amerikan do të vizitojë edhe Athinën, Beogradin dhe Jeruzalemin deri më 25 shtator.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy