Çaka zbulon afatin që djeg mandatin e Belerit si kryebashkiak: Nëse nuk paraqitet për betim, e humb (VIDEO)

Çaka zbulon afatin që djeg mandatin e Belerit si kryebashkiak: Nëse nuk paraqitet për betim, e humb (VIDEO)

Anëtari i Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Dritan Çaka, për dhënien një ditë më parë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Fredi Beleri si kreu i bashkisë Himarë, deklaroi se diskutimet lidhur me mandatin e tij kanë nisur që në ditën e arrestimit, për të vijuar edhe nëse duhet të ishte në listën për t’u votuar më 14 maj.

Në një lidhje me MCN Live, Çaka tha se një ditë më parë KQZ legjitimoi vendimin e KZAZ 88 për Bashkinë Himarë, ku me vendim të komisionerit Ilirjan Celibashit u miratua tabela përmbledhëse e rezultateve.

Ai shtoi se tashmë vazhdon diskutimi nëse duhet të shpallet nga KQZ fitues apo jo, duke qenë se është në burg, por sqaroi se ligji është i qartë, duke iu referuar si Kodit Zgjedhor dhe Kodit Penal.

Duke qenë se është me masë sigurie “arrest me burg”, nuk kemi vendim përfundimtar të formës së prerë për ta shpallur fajtor, ai përfiton të drejtën për tu shpallur fitues nga KQZ, gjithmonë nëse nuk do të ketë ankime si në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve dhe në Kolegjin Zgjedhor.

Ankimet në Kolegj dhe KAS nuk lidhen nëse është i lirë apo në arrest me burg, por me kundërshtime për procesin zgjedhor për shkelje që mund të pretendohen gjatë procesit zgjedhor.

Deri në këto momente zoti Beleri absolutisht do shpallet fitues në këtë bashki. Jemi ende në fazë procedurash ankimi dhe Komisioni Rregullator nuk e ka shpallur akoma rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve dhe mandatin përfundimtar nuk e merr dot para fillimit të gushtit, si dhe gjithë të tjerët se në fillim të gushtit u përfundon mandati kryetarëve aktual të bashkive.

Nëse zoti Beleri do ngelet në burg deri atë datë, ligji për qeverisjen vendore e ka përcaktuar qartë se çdo kryetar bashkie duhet të bëjë betimin dhe nëse nuk bën betimin nuk e merr detyrën e kryetarit të bashkisë.

Nëse zoti Beleri deri në atë datë nuk paraqitet në Këshillin Bashkiak për të bërë betimit, nuk e merr atë mandat. Më tej mund të ribëhen zgjedhjet për kryetarin e bashkisë, dhe të caktohen kandidatë të tjerë.

Por duhet pritur dhe një periudhë tre mujore se si do procedohet nga pikëpamja ligjore me zotin Beleri. Betimi për mua është detyrues dhe është shkak për mos marrjen e mandatit.

Nëse do jetë në masë sigurie “arrest me burg” e ka të pamundur për të bërë betimin dhe ushtruar detyrën.

Lidhur me ankimimet, Çaka tha se mund të ndodhë që KAS të lërë në fuqi vendimin e KZAZ 88 që Fredi Beleri është shpallur fitues, apo mund të bëjë vlerësim të votave, nëse janë numëruar saktë.

Në këtë drejtim sqaroi se nëse ka ankim dhe KAS vendos që mandati i Fredi Belerit është i ligjshëm, do vazhdohet me pjesën tjetër betimin.

Në rast se procedurat e ndjekura nga komisionet e numërimit nuk janë të sakta, mund të vendoset rinumërim se diferenca e votave është aq e pakët, sa në tavolinë mund të vendosen të gjitha rezultatet, përfshirë dhe ndryshimin e rezultatit.

Çaka deklaroi se janë disa bashki që kanë një numër të vogël votash që kanë ndarë mandatet, si Rrogozhina, Kavaja, Belshi, Himara.

Ai tha se për Rrogozhinën ka një ankesë në KAS dhe është kaluar për shqyrtim më 31 maj.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka ankimuar pikërisht qendrën e votimit të burgut të Rrogozhinës dhe ka kërkuar që ajo të jetë e pavlefshme dhe të hiqet nga rezultati përfundimtar dhe argumentet e ngritura do të shqyrtohen.

Kur ka një diferencë votash më të vogël dhe se fletët e pavlefshme, mund të ekzistojë mundësia që të ndryshojnë rezultatin.

Nëse do të ketë rinumërim të votave dhe rivlerësim të tyre, mund të shihet nëse nuk është vlerësim i saktë mund të ketë dhe ndryshimi.

Në rastin e Pukës kishte tjetërsim të votave nga Partia Republikane në PSD. Kishte tjetërsim në bllok të votave dhe nga pikëpamja e ligjit kemi një krim zgjedhor nga ata që kishin detyrën të ndiqnin procesion.

Do bëhet kallëzim penal pranë organit të akuzës, për tu vijuar nga prokuroria dhe gjykata për këtë rast. Ky është një krim zgjedhor që patjetër duhet të ndëshkohet.

Minimalisht në ndjekje penale kalojnë 4 anëtarët e komisionit të numërimit.

Për afatet që subjektet zgjedhore kanë për ankimim në KAS, Çaka deklaroi se ankimimi duhet të bërë brenda 5 ditësh nga dita që miratohet tabela përfundimtare e rezultateve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy