
Analisti Aleksandër Çipa tha në studion e MCN Live se vjedhja e materialeve të 3 prokurorëve godet imazhin e SPAK.
Më tej Çipa tha se interpretimet që bëhen për luftën e brendshme në shumicën qeverisëse të vendit, apo rivalitetet që ekzistojnë mes grupeve të interesit në nivelet e lartë të superstrukturës shtetërore gjithashtu godasin besueshmërinë e SPAK-ut.
Nuk ka asnjë dyshim që goditjen më të madhe të imazhit e merr vetë institucioni ku ka ndodhur hakërrimi, ose vjedhja e të dhënave, depërtimi në email-et e prokurorëve dhe është sfiduar institucioni që perceptimin publik por edhe në pretendimin zyrtar juridik konsiderohej me diskrecionin me të madh të mundshëm në sistemin funksional të institucionalizimit shqiptar.
Depërtimi në këtë mënyrë dhe sidomos të gjitha subjektet që po ligjërohen publikisht e godasin në thelbin e vet besueshmërinë publike ndaj SPAK-ut.
Interpretimet që bëhen për luftën e brendshme në shumicën qeverisëse të vendit, apo rivalitetet që ekzistojnë mes grupeve të interesit në nivelet e lartë të superstrukturës shtetërore gjithashtu godasin besueshmërinë e SPAK-ut.



