Kurti-Vuçiç takohen në 14 shtator, Berisha: Ngjarjet në terren nuk kanë ndryshuar, po e shfrytëzojnë dialogun për axhendat e tyre (VIDEO)

Kurti-Vuçiç takohen në 14 shtator, Berisha: Ngjarjet në terren nuk kanë ndryshuar, po e shfrytëzojnë dialogun për axhendat e tyre (VIDEO)

Anton Berisha, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës deklaroi në studion e MCN Tv se nuk është optimist për takimin që do të zhvillohet në 14 shtator mes presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pasi ngjarjet në terren nuk kanë ndryshuar.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Berisha tha se dy liderët po e shfrytëzojnë dialogun për axhendat e tyre personale.

Nuk jam shumë optimist sa i përket takimit të 14 shtatorit, ngjarjet në terren nuk kanë njohur ndonjë ndryshim, marrëveshjet janë të dakorduar, por kemi hyrë në një fazë kur bëhen takime  për t’u dakorduar, që në përkthim është lojë fjalësh dhe blerje kohe e Vuçiçit dhe Kurtit për t’i ikur marrëveshjes dhe për ta futur dialogun siç e kanë futur në një rrugë pa krye.

Lajçak është përfaqësues i përkohshëm dhe formalisht ai e kryen detyrën e përfaqësimit. Kosova nuk ka pse ta diskutojë autoritetin e tyre, por të jetë efektive në përmbajtje dhe jo në kontestimin e përfaqësuesve më të lartë të Evropës.

Vuçiç dhe për fat të keq dhe Kurti po e shfrytëzojnë dialogun për të përshtatur axhendat e tyre politike. Vuçiç është përfaqësues i Serbisë që ka sjellë zvarritjen e procesit, deri në një situatë të re ndërkombëtare, ku sipas atyre Kosova i takon Serbisë. Kurti ka rënë në këtë grackë për qëllime të ngushta. Kurti dialogun po ia përshtat vetes dhe subjektit të tij, jo Kosovës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy