Një foto e modeles Chrissy Teigen ka rihapur debatin e ushqyerjes me gji në publik. Instagrami u nda më dysh pasi ajo postoi një foto me gjoksin zbuluar, teksa ushqente djalin e saj Miles, 6 muajsh. Vetëm brenda një dite, fotoja mori 3 milionë pëlqime.
“Luna më kërkoi t’i ushqeja edhe kukullën. Më duket sikur kam dy binjakë”, shkroi Teigen.
Postimi u shoqërua nga shumë komente pro dhe kundër. Disa e shohin si nacizizëm dëshirën e modeles për të ndarë me ndjekësit një foto kaq intime.
Ndërsa të tjerë e vlerësojnë për ndikimin pozitiv të saj te të gjitha gratë që kanë fëmijë të vegjël, të cilët i ushqejnë me gji.



