Mynihu tërhiqet nga Aeroporti i Vlorës/ Vorpsi: Alibia e qeverisë ka rënë. Zona e mbrojtur rrezikon të kthehet në një qytet me mijëra banorë (VIDEO)

Mynihu tërhiqet nga Aeroporti i Vlorës/ Vorpsi: Alibia e qeverisë ka rënë. Zona e mbrojtur rrezikon të kthehet në një qytet me mijëra banorë (VIDEO)

Aeroporti i ri në Vlorë nuk do të menaxhohet nga Aeroporti i Mynihut. Në mbledhjen e së martës në Këshillin Bashkiak të qytetit, u mor vendimi që pas kritikave të BE dhe Konventës së Bernës për projektin, Mynihu të tërhiqej.

Zydjon Vorpsi nga PPNEA tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv alibia e qeverisë se Aeroporti i Mynihut do të operojë Aeroportin e Vlorës ka rënë.

Tërheqja e Aeroportit të Mynihut me vendim të Këshillit Bashkiak do të thotë që alibia e autoriteteve shqiptare do të thotë se meqenëse kemi një aeroport si i Mynihut për operimin e në Aeroportin e Vlorës, atëherë ky aeroport është një nga gjërat më të pastra.

Kjo alibi ka rënë. Autoritet mund të vendosin të vazhdojnë ndërtimit, dhe siç duket atë duhet të bëjnë. Por justifikimi dhe mburrja se Aeroporti i Mynihut do të operojë Aeroportin e Vlorës ka rënë.

Aeroporti është ën zonë të mbrojtur. Aeroporti nuk vjen si një i vetëm, qeveria ka premtuar se do të jetë vetëm ai aeroport, por vendimet që merren ditë pas dite bien ndesh me objektivat e ruajtjes së natyrës. Do të ketë trafik të shtuar dhe të makinave. Nuk mund të shihet si projekt i vetëm. Një vizion që pamja e zonës natyrore të kthehet në qytetet. Operimi i aeroporti të Vlorës në atë zonë rrezikon të kthejë zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë në një qytet me dhjetëra mijëra banorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy