PD: Rama vijon që të gënjejë, bizneset e falimentuara dhe të papunët rriten

PD: Rama vijon që të gënjejë, bizneset e falimentuara dhe të papunët rriten

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku akuzon qeverinë se gënjen për pagat e luftës dhe garancinë sovrane vetëm për të vjedhur taksat e qytetarëve. Shkakun e dështimit të menaxhimit të situatës dhe sipas krizës ekonomike, Tabaku e shikon vetëm te qeveria Rama.

"Dyqani që po shihni në foto deri pak muaj më parë ka qenë i marrë me qira nga një operator turistik. Sot, biznesi është mbyllur, pronari i biznesit ka një të ardhur më pak dhe të punësuarit në këtë biznes janë të papunë. Turizmi është një nga sektorët që do goditet më fortë nga pandemia ekonomike, por jo i vetmi pasi rënia ekonomike e Shqipërisë pritet të jetë 9% e PBB-së.

Deri përpara pandemisë në vendin tonë mbylleshin 50 biznese në ditë. Konsumi kish ranë në nivele alarmante ndërkohë që taksat janë rritur në 7 buxhete të qeverisë Rama. Praktikisht bizneset sot paguajnë taksat më të larta në rajon.

Pritet të ketë rënie deri në 2 pikë përqindje si pasojë e kësaj krize. Konsumi do të goditet rëndë ndërsa familjet që ushqehen me 5.5$ në ditë do të kalojnë 40% e konstatuar nga Banka Botërore.

Ramavirusi është shkaktari i kësaj situate dhe arsyeja pas dështimit. Ai gënjen për pagat e luftës, gënjen për garancinë sovrane vetëm për të vjedhur taksat e qytetarëve. Sa më shumë rritet numri i të papunëve dhe bizneset e falimentuara aq më shumë altoparlantët e propagandës do nxjerrin gënjeshtra" akuzon Tabaku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy