Covid në vend/ 661 raste të reja dhe 13 viktima në 24 orë (VIDEO)

Covid në vend/ 661 raste të reja dhe 13 viktima në 24 orë (VIDEO)

Janë regjistruar 661 raste të reja pozitive nga 2108 testime të kryera gjatë 24 orëve në vendin tonë.

13 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 25.325 që nga fillimi i epidemisë.

Gjatë gjithë javës që lamë pas, numri i të shtruarve në spitale ka qenë dhe vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 433 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
178 raste në Tiranë, 51 në Shkodër, 45 në Berat, 43 në Fier, nga 34 raste në Durrës, Elbasan, 28 në Vlorë, 20 në Lezhë, nga 18 raste në Korçë, Mat, 16 në Kuçovë, nga 15 raste në Kavajë, Mirditë, Gjirokastër, 13 në Lushnje, nga 11 raste në Has, Pogradec, 10 në Mallakastër, nga 9 raste në Kurbin, Pukë, Përmet, 8 në Peqin, nga 7 raste në Devoll, Kukës, Tepelenë, Dibër, 5 në Kolonjë, nga 4 raste në Malësi e Madhe, Sarandë, Librazhd, Krujë, 2 në Skrapar.

COVID-19 – Statistika (14 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 661
Të shëruar ne 24 orë 505
Të shtruar në spitale 433
Humbje jete në 24 orë 13
Testime ditore 2.108

Testime totale 223.784
Raste pozitive 49.191
Raste të shëruara 25.325
Raste Aktive 22.850
Humbje jete 1016

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12187
Fier 1774
Durrës 1408
Shkodër 1154
Vlorë 1138
Korçë 1136
Elbasan 965
Berat 882
Lezhë 847
Gjirokastër 561
Kukës 460
Dibër 338

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy