
Rusia ka vendosur të ndalojë 92 shtetas amerikanë që të hyjnë në vend, përfshirë disa gazetarë amerikanë nga Wall Street Journal, Washington Post dhe New York Times, raporton Tass, duke cituar Ministrinë e Jashtme të Moskës.
Qeveria ruse e paraqet masën si një përgjigje ndaj asaj që ajo e përkufizon si “linjën rusofobike të ndjekur nga administrata e Joe Biden me objektivin e deklaruar për t’i shkaktuar një humbje strategjike Moskës”.
“Përveç drejtuesve dhe zyrtarëve të niveleve të ndryshme të zbatimit të ligjit dhe shërbimeve të inteligjencës, krerët e kompanive të mëdha të kompleksit ushtarak-industrial dhe institucioneve financiare që furnizojnë me armë Forcat e Armatosura të Ukrainës”, thuhet në shënimin e Ministrisë së Jashtme.
Iniciativa Stop List përfshin redaktorë dhe reporterë të atyre që Moska pretendon se janë “botime të rëndësishme liberalo-globaliste”.
Rusia e cila shtyp edhe me dënime të rënda burgimi, çdo kritikë për pushtimin e Ukrainës nga trupat ruse, akuzon gazetarët se janë të përfshirë në prodhimin dhe shpërndarjen e tregimeve të rreme për Rusinë dhe forcat e armatosura ruse dhe për “mbulim” propagandistik të një “lufte hibride”, për të cilën ai thotë se është shpallur nga Uashingtoni.



