Situata politike/ Çipa: Shqipëria duket se është në stinën më të gjatë të fushatës elektorale (VIDEO)

Situata politike/ Çipa: Shqipëria duket se është në stinën më të gjatë të fushatës elektorale (VIDEO)

Situata politike në vend me ketë dhe ndryshimet e opozitarizmit që mëton ti sjell rikthimi i Sali Berishës, dhe protesta e organizuar së fundmi, për kreun e Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, janë treguesi në një formë që Shqipëria duket se është në stinën më të gjatë të fushatës elektorale.

Çipa tha mes tjerash në “MCN live”, se Berisha e ka imponuar në njëfarë forme, rikthimin e tij në krye të PD-së dhe në të njëjtën kohë mundësinë e rikthimit të opozitarizmit në vend.

“Ajo që kemi parë , është fakti se protesta kthen nevojën e opozitarizmit në Shqipëri, një funksionalitet i munguar, i cili në fakt nga pikëpamja e kalanderit ka ekzistuar por nga pikëpamja e forcës ka munguar. Berisha e ka imponuar rikthimin e tij në krye të PD-së. Shumë prej këtyre gjërave në opozitë deri tani ishin bërë pa një vokacion politik dhe Berisha po kthehet te mënyra tradicionale e vetvetes që po gjeneron një agresivitet edhe për përmes protestave.

Kemi parë një flustrim të shoqërisë e cila ka nuancat e një depresioni, që është mjaft problematike.

Fakti që alternativa e qytetarëve e preferuar vazhdoj të mbetet ikja jashtë vendit dhe shkollimi jashtë, fakti që sektorët e ndryshëm të ekonomisë, nuk po ja dalin të sendërtojnë turizmin, investimet strategjike, në fushën e ndërtimit, mjedisit, etj, të gjitha këto fusha, nuk e kanë përfituar të gjithë atë që të kthejnë një gjeneratë që të mendoj të rrijë këtu.

Projekte të tilla nuk janë as në fokus të qeverisë as të opozitës, qeveria duhet të ndryshoj qasjen për problemet madhore.

Çipa, thotë se Shqipëria duket se është në stinën më të gjatë të fushatës elektorale dhe të dyja palët kanë përgjegjësi institucionale.

Shqipëria ka hyrë në stinën më të gjatë të fushatës elektorale , që janë zgjedhjet vendore dhe duket që opozita është duke e shfrytëzuar këtë ndezje të gjeneratorëve, duke përgatitur masat.

Procesi që do të pasojë Berisha, ai nuk do të mbetet te ky protagonizëm që ka, nga pikëpamja morale e fitoj betejën brenda partisë, dhe së dyti mendoj se është po kaq problematike edhe qasja që nuk po ofron largpamësi politike për rikthimin e lidershipit të vjetër aty.

Ndërkohë nga ana tjetër PS duhet të ketë përgjegjësi që rrugën e konfliktualitetit elektoral ta evitojë me çdo kusht për përgjegjësi e institucionalizimit shqiptar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy