Hillary Clinton është një fytyrë publike që ka ndarë Amerikën ndoshta më shumë se çdo politikan tjetër, e këtë e ka bërë që 24 vite që kur bashkëshorti i saj u zgjodh president.
Dhe pse ajo ka qenë kandidate për Shtëpinë e Bardhë dy herë por ambiciet e saj për Presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk ia kanë dalë, ajo jetoi atje për tetë vjet, nga 1993-2001, si Zonja e Parë.
E askush nuk ka kaluar më shumë kohë me Hillary gjatë qëndrimin të saj në këtë shtëpi se sa fotografi i tyre Robert McNeely.
Libri i tij përmban fotot bardhë e zi që zhvillohen në dhomën e errët të bodrumit të Shtëpisë së Bardhë, dhe një kronikë për jetën e Bill, Hillary, dhe vajza e tyre Chelsea.
Në një moment ai tregon historinë e ngjarjes së parë, të Hillary Clinton, si zonjë e parë në të cilën ajo është ulur në Dhomën Lindore ku përballet me mediat.
Më poshtë ju sjellim disa fotografi të kësaj kohe që janë publikuar së fundmi.



