Marine Le Pen e konsideron si një shans serioz për shumicën absolute, raundin e dytë të zgjedhjeve në Francë. Është mëngjesi i së premtes dhe fushata së shpejti po arrin në përfundimin e saj.

Marine Le Pen e “RN” u shfaq në Cnews, një kanal që kritikët e kanë etiketuar “French Fox News” për t’i nxitur mbështetësit të shkojnë në qendrat e votimit të dielën.
“Ne kemi një shans serioz për të pasur një shumicë absolute në asamblenë kombëtare,” tha ajo.
Megjithatë, sondazhi ka treguar se skenari më i mundshëm të dielën është që RN të mos të fitojë shumicën absolute të vendeve. Le Pen u tha shikuesve se votimi i vendeve nuk është një shkencë ekzakte.
Sipas një sondazhi nga Elabe për BFMTV dhe La Tribune Dimanche, i publikuar këtë mëngjes, RN mund të arrijë 200-230 vende në parlament, nga 289 vende që kërkohen.
Rezultatet e sondazhit
-Tubimi Kombëtar 200-230
-Fronti i Ri Popullor 165-190
-Aleatët e Macron 120-140
Marine Le Pen : «Nous avons des chances sérieuses d'avoir la majorité absolue à l'Assemblée nationale» #LaGrandeInterview pic.twitter.com/nRiBBIHKNJ
— CNEWS (@CNEWS) July 5, 2024



