IKMT shemb me tritol ndërtesën 5-katëshe në Fier (VIDEO)

IKMT shemb me tritol ndërtesën 5-katëshe në Fier (VIDEO)

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ashtu siç ishte paralajmëruar shembi sot edhe ndërtesën e fundit të ngritur pranë lumit Gjanicë në Fier.

Objekti pesë katësh ndodhej pranë vendit ku vetëm një javë më parë, IKMT shembi në të njëjtën mënyrë, pra me lëndë eksplozive, dy objekte të tjerë përafërsisht të të njëjtën madhësi. 

Për prishjen e këtij objekti, specialistët e IKMT hapën në trupin e objektit 400 vrima dhe përdorën gjashtë kg lëndë plasëse.

Kjo është pjesë e fazës së parë të projektit për rehabilitimin e shtratit të lumit Gjanica.

Zona rreth godinës 5-katëshe u izolua me perimetër sigurie, për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Paralelisht me shembjen ka nisur edhe pastrimi i të gjithë territorit nga mbetjet inerte.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy