Tentuan t’i largonin nga sheshi, protestuesit përplasen me policinë

Tentuan t’i largonin nga sheshi, protestuesit përplasen me policinë

Është tensionuar situata mes protestuesve dhe policisë, pas tentativës së këtyre të fundit për t’i larguar nga bulevardi “Deshmorët e Kombit”. Sipas policisë, leja e protestuesve ka mbaruar. Ndërkohë që protestuesit pretendojnë se ata kanë bërë një njoftim tek policia për vijimin e protestës.

Këta ordinerat, na thërritën në drejtori, urdhëruan që të përzenin njerëzit pavarësisht se ne kemi bërë kërkesë për protestë. Nuk ju vjen turp fare. Ne kemi dalë për të protestuar. Ju për çfarë jeni këtu. Pse jeni këtu. Thoni pse keni ardhur. Nuk ktheni përgjigje. Jeni institucion kriminelash. Nuk ju vjen turp”, janë shprehur protestuesit.

Këtë të shtunë u zhvillua protesta e dytë kombëtare kundër rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, e jo vetëm. Protestuesit janë shprehur se nuk do të largohen nga sheshi deri në momentin kur qeveria do të reagojë ndaj kërkesave të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy