Reportazh në vendin për të cilin ndodhi përplasja e armatosur. Deri dje ishte një shprehje gjeografike, e përmendur kryesisht nga banorët e Kurbinit dhe amatorët e peshkimit. Por prej fundit të javës së shkuar Laguna e Patokut u kthye në sebepin e një sherri që pati viktima, por edhe tronditi politikën në Tiranë. Por çndodh sot në vendin për të cilën u përgjakën 7 persona dhe futi në konflikt dy familje?! Kamera e Tema TV ka qenë në Patok dhe gazetarja Nertila Dosti me operatorin Ervin Buzi, kanë sjellë një reportazh të zgjeruar mbi Luginën e Patokut pas përplasjes, ku sjellim për shikuesit mendimet e peshkatarëve dhe banorëve të asaj zone që është shumë pranë kryeqytetit dhe fsheh bukuri natyrore dhe resurse potenciale.



