Rama prezanton paketën e zgjeruar ekonomike: Do të përfitojnë 176 mijë individë

Rama prezanton paketën e zgjeruar ekonomike: Do të përfitojnë 176 mijë individë

Kryeministri Edi Rama prezentuar paketës së re të zgjeruar financiare për përballimin e situatës si pasojë e COVID-19.

Kjo paketë, siç ka bërë të ditur më herët vetë kreu i qeverisë në këtë paketë do të përfshihen edhe bizneset e vogla që nuk janë mbyllur, por kanë pasur dëme ekonomike si pasojë e kësaj situate (agjenci turistike, rrobaqepësi e mobileri të vogla, hidraulikë, elektriçistë, fizioterapi, kancelari, servise makinash e lavazhe të liçencuar), do të përfshihet gjithashtu biznesi i madh, sektori turistik dhe fasoneritë. 

Kryeministri Rama ka njoftuar risi të reja për individët e punësura në biznesin e vogël por që për shkak të koronavirusit kanë bllokuar aktivitetin. Në prezantimin e paketës së re ekonomike, Rama tha se qeveria ka miratuar fondin 40 milionë dollarë, k jo paketë e zgjeruar do të mbështesë 176 mijë individ të tjerë.

“Është koha ta zgjerojmë pak paketën sepse shumë të tjerë janë goditur e duan mbështetje të mos jenë vetëm. Kjo paketë e zgjeruar do të mbështesë 176 mijë të tjerë, përveç të parëve. Të cilët e thash nuk janë goditur në të njëjtën kohë dhe ‘sjanë në të njëjtën kategori”, u shpreh Rama.

Rama tha se veç të punësuarve në biznesin e vogël, nga 400 dollarë do të përfitojnë dhe qytetarët që kanë humbur punën për shkak të koronavirusit.

“U pretendua që u la jashtë biznesi i vogël. Në fakt jo. Në fakt shumica prej tyre nuk mund të miratoheshin sepse nuk ishin të përshirë në paketën e parë. Dhe e thamë në krye të herës që janë goditur dhe nuk ishin në fashën e parë por ja ku jemi sot. Jemi të gatshëm ti trajtojmë ndershmërisht të gjithë.

Përfshihen të gjitëh ata që janë në biznesin e vogël dhe nuk janë pjesë në paketën e parë. 40 milionë dollarë do të japim. Çdo individi do t’i japim 400 dollarë drejtpërdrejt. Për punonjësit që e kanë humbur punën do të vëmë në dispozicion 2.6 miliardë lekë. Edhe ata do të marrin 400 dollarë në dorë”, tha kryeministri Rama.

Në komunikimin live në “Facebook”, Rama iu drejtua të gjithë shqiptarëve, duke iu thënë se ua ndjen dhimbjen deri në palcë, që po përballen me këtë situatë kaotike izolimi, por sipas tij, një gjë e tillë duhet të vazhdojë, në mënyrë që të mos bëhemi si shumë shtete të fuqishme, që po përballen me numër të madh viktimash nga COVID-19.

“Të gjithë jemi në hall, çdo familje, çdo ndërmarrje, qeveria. Luftërat nuk vijnë për të na i zgjidhur hallet, por për të na i shtuar. Në këtë luftë të hatashme askush nuk e ka një zgjidhje, askush nuk e di me siguri ku është fundi, as në vendet më të fuqishme e më të ditura. Ne shqiptarët që kemi një vend të vogël dhe jo me pak halle, e me këtë luftë, nuk duhet të harrojmë për asnjë cast gjënë më të qartë të kësaj lufte, sot halli i hallit që na bashkon të gjithëve është mbrojtja e jetës dhe mbrojtja e Shqipërisë nga një katastrofë.

Deri këtu armiku i padukshëm ka bërë kërdi lart e poshtë në botë. Sot jam shumë në merak, sepse e lexoj, e dëgjoj, e ndjej, që shumë nga ju po kujtojnë gabimisht se ja hodhën. Hapi rrugët, punët, se po vdesim, po plasim, po thonë disa. Ca të tjerë lëshojnë edhe sharje pa fund. E vërteta është se në fakt ne kemi hyrë në një fazë, që është shumë delicate, ku rreziku jemi më shumë ne vetë tani, se armiku që po luftojmë. Ne sot jemi në rrezik potencial. Armiku nuk na i mbushi spitalet me të plagosur, por shumë prej nesh nga humbja e durimit mund të bëhemi pa dashje aleat i tij. Unë e vuaj ditë e natë dhimbjen tuaj, të familjeve, të prindërve, të atyre që kanë mbetur matanë kufijve dhe që nuk kthehen.

E ndjej deri në palcë dhimbjen e gjithkujtë prej jush, që nuk ja del dot të qetësohet, ndërkohë që dita bëhet gjithnjë e më e gjatë. Por, unë di dhe tjetrën, që detyra ime në këtë kohë është të mbyll veshët dhe të mos dëgjoj sirenat joshëse, që më thonë hajde dalim pa u trembur, të sfidojmë armikun. E provuan disa të tjerë, shumë më të fuqishëm se ne që ranë pre e atyre sirenave, dhe sot janë zhytur në një numër vdekjesh dhe s’po nxjerrin dot kokën. Ne nuk numërojmë dhjetëra të vdekur në ditë, por shohim përditë kurbën që mbahet nën kontroll”, tha Rama.

 Rama në deklaratën e tij ka bërë me dije se qeveria është gati dhe për paketën e tretë ekonomike, e cila do prezantohet në 20 deri në 25 maj.

“Do ta përballojnë këtë 40 ditësh deri në fund të majit. Pse deri në fund të majit? Sepse atëherë besojmë se kurba do ulet dhe do të mund të lëvizim me shumë kujdes dhe me hapa shumë të matur. Do jemi gati në 23-25 maj për paketën e tretë. Pra çdo përfitues do të mbështetet për të rezistuar pa makthin e zbrazjes së arkës deri në fund të majit. Është konsideruar si një pagesë e vetme. 10 mijë nga turizmi, 66 mijë punojës që janë larguar nga biznesi i madh, si dhe 100 mijë punonjës nga bizneset e vogla që nuk përfituan nga paketa e parë”, u shpreh Rama.

 

Kryeministri Rama në komunikimim e drejtëpërdrejtë me qytetarët,  u shpreh se rasti i Shkodrës tregoi se nuk duhet të nxitohemi e të vijojmë të respektojmë masat.

“Rasti i Shkodrës duhet të na mësojë se çdo ulje e vigjilencë, çdo nxitim për tu ktyer në realitetin që e duam të gjuithë, mund të na kthejë mbarpsht dhe të na dërojë në qorrsokak. Të gjithë jemi në hall, e lufta vijnë për të na i shtuar hallet. Në këtë luftë të hatashme me një armik të padukshem, nuk e ka një zgjidhje".

Ai poashtu akuzoi opozitën se po pengon qeverinë për të vijuar punën kundër COVID-19. Në deklaratën e tij Rama tha tha se i ka kërkuar Bashës që të bashkojë forcat me qeverinë e t’u flasin qytetarëve në një zë.

“Opozita e ka humbur krejtësisht që të vijë në shërbim të kësaj lufte. Edhe për të siguruar rezistencën ekonomike të atyre që kanë nevojë për mbështetje. I kam kërkuar Bashës të bashkojë forcat me mua, qoftë për të fituar, apo për të rezistuar. Përgjigjen e keni dëgjuar të gjithë. Akuza për punën heroike që bëhet. Dhe receta për fushën ekonomike Nuk po qahem por jam i keqardhur. Thirrja ime është që t’i bashkojmë forcat, le t’i flasim popullit njëzëri. Që nga Shkodra që e kujtojnë covidin komunist deri në Vlorë”, u shpreh Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy