Xhadat- Bashkia Kamëz 314 milionë lekë për blerje dhe marrje makinash me qira për administratën

Xhadat- Bashkia Kamëz 314 milionë lekë për blerje dhe marrje makinash me qira për administratën

Bashkia Kamëz së fundmi ka shpallur tenderin me objekt “Blerje automjete për administratën”, me fond limit 45.8 milionë lekë, për blerjen e dy automjeteve me vlerë 22.9 milionë lekë secila, me kilometrazh 0 dhe vit prodhimi 2022.

Në specifikimet teknike të mjeteve thuhet se makinat duhet të jenë me kambio automatike dhe me xhama të errët mbrapa.

Ato duhet të kenë gjithashtu: Pasqyra elektrike me sinjale të integruar, Xhama elektrik, Xhami i pasëm me rezistencë, Parakolp dhe prapakolp me ngjyrë, Dorezat me ngjyrën e makinës.

Duke qenë se Kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli disponon një automjet të blerë me paratë e buxhetit, nuk e dimë se kujt nga stafi i administratës së bashkisë do t’i jepen këto makina në prag fushate.

Ndërkohë një vit më parë Bashkia Kamëz miratoj në Këshill Bashkiak kërkesën për marrjen me qira për 3 vite të 6 makinave, me një vlerë mbi 221 milionë lekë. Këto automjete sipas projekt vendimit do shkonin për administratorët e njësive të Bashkisë Kamëz.

Në vitin 2018 kur në krye të Bashkisë së Kamzës  qëndronte Xhelal Mziu, ky institucion bleu një tjetër  autoveturë tip HYUNDAI me vlerë 47.2 milionë lekë.

Më tenderin e zhvilluar pa garë, mori pjesë vetëm operatori fitues. Diferenca mes fondit limit dhe vlerës së kontratës për blerjen e kësaj makine ishte vetëm 300 mijë lekë.  

Ndonëse dy nga kundërshtarët më të egër politik në drejtimin e Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu dhe Rakip Suli, kanë një pikë të përbashkët, ku kanë menduar për njëri -tjetrin. Ajo është blerja e automjeteve të luksit me të cilat thonë se kryejnë detyrat publike. 

Në total sipas përllogaritjeve të bëra nga “Xhadat” janë 314 milionë lekë të shpenzuara vetëm brenda pak vitesh nga Bashkia Kamëz për blerje apo marrje me qira të automjeteve për drejtuesit e lartë të administratës së saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy