
Eglantina Dema, gjinekologe e ftuar në ‘Zgjohu me MCN’ ka folur për shtatzënitë në moshë të madhe për të cilat u shpreh se ajo është një e drejtë e çdo gruaje për tu bërë nënë.
Dema tha se mosha ideale për tu bërë nënë është 20-30 vjeçe, megjithatë edhe pas kësaj moshe çdo gjë është e realizueshme, por kjo kërkon një kujdes më të shtuar dhe vizita më specifike.
Sipas saj, moshë e madhe, binjakë dhe in vitro, të tre sëbashku të mbledhur në një person rrezikshmëria është e madhe, por patjetër gjithçka është mrekulli nga Zoti, por duhet dhe kujdesi i madh.
Edhe në Shqipëri ka raste që kemi shtatzëni në moshë të madhe dhe çiftet që kanë pritur me vite për të pasur një shtatzëni dhe që e kanë realizuar. Është e drejta e çdo çifti për të pasur fëmijë dhe e drejta e çdo gruaje për tu bërë nënë. Ne mjekëve na takon që në të tilla situata të marrim masa specifike veçanërisht kur nënat janë në moshë të madhe sepse dhe rrezikshmëria është më e madhe, gjithashtu dhe shtatzënia është ngarkesë për organizmin.
Është krejt njerëzor që kjo dëshirë të jetë kaq e madhe dhe kur presin një shtatzëni pas disa muajsh fillojnë të stresohen, jo më kur janë 24 vite që është një pritje kaq e madhe. Ndjekja e kujdesshme dhe kontrollohet më të shpeshta krahasuar me gratë shtatzëna më të reja kujdesi duhet të jetë më i shtuar.
Në të tilla situata mirë është që të bëhet dhe konsulta paraprake ku të merret anameza e detajuar e të dy partnereve për sëmundje ekzistuese, kontrolli gjenetik, kontrolli për sëmundjet apo pjesa gjenetike e familjarëve të tjerë.
Moshë e madhe, binjakë dhe in vitro, të tre sëbashku të mbledhur në një person rrezikshmëria është më e madhe, por patjetër është mrekulli nga Zoti, por dhe kujdesi i madh që ka treguar mjeku.
Kemi dhe në Shqipëri raste të tilla, ka qenë një grua 48 vjeçe nga fshatrat e Sarandës kishte tentuar 5 herë u mbajt 9 muaj e shtruar lindi binjakë dhe rezultoi e suksesshme, kjo tregon atë dëshirën e madhe të çifteve për të pasur fëmijë.
Mosha ideale është 20-30 vjeç, dhe pas kësaj moshe rritet rrezikshmëria duke nisur dhe nga arsyet kryesore që vezët ulen në numër dhe cilësia e tyre ulet dhe rrit shanset për probleme sidomos ato gjenetike. Por në ato situata që kur shtatzënia vejnë moshë më të madh kujdesi duhet të jetë më i shtuar.



