Franca vë në dispozicion tren special për të transportuar pacientët e COVID-19 nga lindja në perëndim. Kjo për shkak se rajoni i saj lindor po lufton me një rritje të madhe të rasteve të virusit.
Treni do të shkojë nga Strasburgu në rajonin e Loire, duke transportuar gjithsej 20 pacientë në spitale në Angers, Nantes, Le Mans dhe La Roche-Sur-Yon.
Automjeti, i vënë në funksion nga shërbimi hekurudhor francez SNCF, ka hapësirë për katër pacientë për kabinë, me një ekip prej gjashtë punonjësish që kujdesen për secilën. Mjekët dhe infermierët vijnë nga spitalet në Francën perëndimore.
Franca njoftoi gjithsej 25.233 raste të konfirmuara COVID-19 të mërkurën pasi numri i vdekjeve arriti në 1.331, me 231 vdekje të reja brenda një dite. Shumica e rasteve janë nga lindja e vendit.
Autoritetet franceze kanë thënë se më shumë trena mund të organizohen nëse është e nevojshme.
Ndërkohë, Presidenti Francez Emmanuel Macron tha se Franca do të nisë një operacion të ri ushtarak dhe një plan "masiv" investimesh për spitalet për të ndihmuar në kontrollin e pandemisë së koronavirusit.



