Sherr mes policëve në Elbasan/ Efektivi i dhunuar: Drejtësia të vihet në vend, vetë policia nuk mori asnjë masë ndaj tij (VIDEO)

Sherr mes policëve në Elbasan/ Efektivi i dhunuar: Drejtësia të vihet në vend, vetë policia nuk mori asnjë masë ndaj tij (VIDEO)

Dy efektivë policie të shërbimit të Rrugores në Komisariatin e Elbasanit janë pezulluar nga detyra me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Mësohet se përplasja që ka nisur jashtë orarit zyrtar të punës mes efektivit E.H. dhe kolegut të tij 23-vjeçar R.M., ka degjeneruar në dhunë dhe përdorimin e armëve të ftohta.

Në një intervistë për gazetarin e “MCN live”, Enes Memolla, efektivi i dhunuar E.H, pretendon se debati i çastit mes kolegësh, ishte sheshuar ditë më parë dhe se nuk priste një dhunim të tillë pas krahëve nga efektivi 23-vjecar.

Efektivi i dhunuar kërkon që drejtësia të vihet në vend ndaj tij, dhe se policia e dinte rastin dhe nuk ka reaguar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas drekës së punë që kishim me koleget në një lokal në Elbasan, dhe teksa një pjesë qëndroi për kafe, nga lokali unë dola i fundit,

Duke shkuar drejt makinës time, aty me vijnë disa djem me kapuç e maska. Mund të kenë qenë 3-4 veta, dhe gjatë përleshjes kuptova që ishte Redi Mato, kolegu, punonjës policie në Komisariatin e Elbasanit, ata kishin shkopinj

Vetëm natën e mbrëmshme kur ndodhi ngjarja kishim përleshje, se atë ditë në polici kemi pasur një debat të vogël, por që u sqarua mes nesh, dhe nuk kisha asnjë personale.

Mbrëmë kur ndodhi sulmi, isha i shoqëruar edhe nga një shok i imi i cili poashtu u godit.

Sot dua që drejtësia të vendos ne ven dhe se personi në fjalë të dal para organeve ligjzbatuese, policia atë ditë e dinte, dhe nuk u mor asnjë masë ndaj tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy