Dosja ‘Gërdeci’/ Ish-ministri Mediu dorëzon rekursin në Gjykatën e Lartë, kundërshton nisjen e hetimeve ndaj tij

Dosja ‘Gërdeci’/ Ish-ministri Mediu dorëzon rekursin në Gjykatën e Lartë, kundërshton nisjen e hetimeve ndaj tij

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Apelit të GJKKO për çështjen e Gërdecit. Apeli i GJKKO i hapi rrugë rihetimit dhe rigjykimit të Mediut.

Avokati mbrojtës i Mediut, Ardian Visha, në një deklaratë për mediat ka argumentuar se “është shkelur parimi i gjësë së gjykuar”.

Kjo për sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës.

Pra sipas Vishës, vendimi është i cenueshëm pasi është marrë nga një Gjykatë e një shkalle më të vogël.

Katër ditë më parë, Gjykata e Lartë ka dërguar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dosjen arkivore të Gërdecit.

Dorëzimi i dosjes vjen pas vendimit të Apelit të GJKKO për të rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme të Gërdecit, duke i hapur rrugë edhe rigjykimit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Mediu akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim.

Si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy