“Njeri gjoja i pushtetshëm me gjëra hekuri”, Duka për sulmet e Veliajt: Familja kaloi stres

“Njeri gjoja i pushtetshëm me gjëra hekuri”, Duka për sulmet e Veliajt: Familja kaloi stres

I ftuar në emisionin “Skaner” në MCN TV, Armand Duka, pas rizgjedhjes si president i FSHF, u shpreh se familja e tij ka kaluar stres gjatë fushatës zgjedhore.

Duka tha se nuk ishte e lehtë për familjarët, të dëgjonin fraza që u përdorën nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, të cilin e quajti si “gjoja të pushtetshëm dhe me gjëra hekuri”.

Tritoli dhe sulmet? I qetë apo jo, atë e di unë si kam qenë. Familja ime gjatë kësaj periudhe ka kaluar momente të vështira. Nuk është e lehtë që të dëgjosh në TV një njeri gjoja të pushtetshëm me gjëra hekuri, që thotë llumi, familja, nuk është kollaj, që të dëgjosh këto për babaiun, prindin apo edhe bashkëshortin. Ata kanë kaluar stres më shumë se unë. Dua t’i falënderoj që më kanë mbështetur për të mos u dorëzuar. Faktikisht unë nuk e kam vazhduar këtë vetëm për vete. Dorëzimi dhe tërheqja, do të ishte tradhti për ata që më mbështesin.

Realisht ndihem i obliguar për familjen e futbollit. Nuk dua të quaj asnjë kundërshtar. Dua të jemi të bashkuar. Nga kampi kundërshtar kam dëgjuar: ‘Ore çfarë iu keni bërë këtyre njerëzve që thonë jemi me Federatën?!’

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy