
Ashtu siç u komentua edhe disa javë me parë etapa e Fabian Ruiz me Napolin është drejt përfundimit . 25 vjeçari prej kohësh përfshihet në orbitën e Real Madridit që mbetet një kërcënim real për bardhekaltërit . Me kalimin nga Real Betisi për në ‘’ San Paolo ‘’ spanjolli i ngjiti me kujdes shkallët e suksesit dhe aktualisht cilësohet si ndër më të mirët në mesfushë. Historia për të ka filluar të ndryshojë me mbërritjen e Gennaro Gatussos dhe e ardhmja e tij ka nisur ndryshimin . Sipas ‘’ La Gazzeta Dello Sport ‘’ ‘’ Galaktikët ‘’ mendojnë të nisin ofensivën gjatë verës , operacion që mund te arrijë 40 milionë eurot.
Por s’duhet lënë mbrapa as interesi i Liverpoolit dhe Atleticos . Jurgen Klopp po kërkon një alternativë për të shoqëruar Thiago Alcantaran dhe Fabian Ruiz mund ti vijë mjaftueshëm në ndihmë ‘’ The Redsave ‘’ . Në krahun tjetër , ‘’ Los Colchoneros ‘’ kanë avancuar me ritme pozitive sepse janë shumë afër suksesit në La Liga por duan me çdo kusht të thyejnë akullin në Uefa Champions League turne që i ka shpëtuar nga duart në të kaluarën .
Përtej arritjeve me napoletanët , Fabian Ruiz e ka forcuar pozicionin edhe në kombëtaren e ‘’ La Furia Rojas ‘’ sepse është shëndërruar në të padiskutueshëm për Luis Enriquen , trainer që do të shijojë eksperiencën unike të të qënit lider i pankinës së Spanjës në europianin e kësaj vere.
Deri në këtë moment ishi i Real Betis Balompie dhe Elches e ka mbajtur veshur fanellën e Napolit në 38 sfida , dhe ka shënuar 3 gola .



