Pa maska në rrugë, gjobiten 523 qytetarë dhe një lokal

Pa maska në rrugë, gjobiten 523 qytetarë dhe një lokal

Vijon monitorimi nga policia për respektimin e masave anti-Covid nga qytetarët dhe bizneset.

Vetëm në 24 orët e fundit janë gjobitur 523 persona me nga 3000 lëkë, pasi nuk mbanin maskën,  gjobë e cila do t'i bashkëngjitet faturës së dritave.

5 persona nuk kanë pranuar të tregojnë mjetin e identifikimit dhe janë shoqëruar për në komisariat.

Gjithashtu, u gjobitën dhe 13 persona të cilët u kapën duke lëvizur pas orës 22:00 me masë administrative 10.000 lekë.

Ndërkohë edhe gjatë kësaj periudhe u ndëshkua një lokal, i cili nuk respektonte masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID. Lokali u gjobit me 1.000.000 lekë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy