Vasili: Këto ishin zgjedhjet më mizerabël në historinë e Shqipërisë pluraliste

Vasili: Këto ishin zgjedhjet më mizerabël në historinë e Shqipërisë pluraliste

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i cilëson zgjedhjet e 14 majit më të dobëtat që janë mbajtur ndonjëherë në Shqipëri. Në studion e MCN TV, ai tha se për nga standardet, këto zgjedhje nuk arrijnë dot as ato të vitit 1992.

Themeli i zgjedhjeve të lira është rrëzuar. Kur identifikohet vetë kreu i KQZ, mendoni se çfarë ndodh në Shqipëri. Pra në 2023, ne kemi zgjedhjet më mizerabël që kanë ekzistuar në 33 vjet pluralizëm. Nuk u afrohen as zgjedhjeve të vitit 1992, se kam qenë anëtar i KQZ në atë kohë. As atëherë standardi i zgjedhjeve nuk u diskutua. Pra 31 vjet më parë.

Ai tha se maxhoranca nuk pati program, por e përcaktoi rezultatin përmes blerjes së votës.

Sot asnjë qytetar shqiptar nuk di alternativën e Rilindjes. Kush e rriti kursin e euros një ditë pas zgjedhjeve. Ishin qindra miliona euro që trnditën kursin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy