Pas Valentina Leskaj një tjetër deputet i Partisë Socialiste njoftoi se nuk do të jetë pjesë e listës për kandidat për deputet i Kuvendit në zgjedhjet e ardhshme.
Piro Lutaj, anëtar i Komisionit parlamentar të Sigurisë e ka pohuar publikisht, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Te dashur miq, shoke e bashkepuntor! Ju informoj se une nuk do te jem i perfshire ne listat e deputeteve qe do te kandidojne ne zgjedhjet parlamentare te 18 Qershorit. Ju uroje suksese, fitore dhe mbaresi te gjithe kolegeve qe do te kandidojne dhe vazhdojne perpjekjet per ta bere Shqiperine me te mire!! Miqesisht Piro Lutaj”, shkruan deputeti socialist.




