Juncker: Jam lodhur nga Brexit (VIDEO)

Juncker: Jam lodhur nga Brexit (VIDEO)

Në Bruksel, të gjithë janë të lodhur me Brexit-in. Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, tha të enjten se vuan nga lodhja e Brexit.

Juncker pati një takim me kryeministren britanike, Theresa May, të enjten në mbrëmje. Ai u tha anëtarëve të Komitetit Europian Socio-Ekonomik se nuk është optimist që dalja e Britanisë nga BE pa marrëveshje mund të shmanget.

“Nëse nuk ka marrëveshje, dhe këtë nuk mund ta përjashtoj, kjo do të kishte pasoja të tmerrshme ekonomike dhe sociale në Britani dhe në Europë. Në këto kushte përpjekjet e mia orientohen drejt shmangies së më të keqes. Por nuk jam shumë optimist”, tha ai.

“Në parlamentin britanik, sa herë votojnë, ka një shumicë kundër një çështjeje, nuk ka gjithmonë maxhorancë në favor të diçkaje. Ndiej se jam lodhur nga Brexit. Kjo është katastrofë”, tha Juncker.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy