Gjermani/ 22-vjeçarja shqiptare konfirmohet me variantin britanik të koronavirusit, udhëtoi nga Rinasi

Gjermani/ 22-vjeçarja shqiptare konfirmohet me variantin britanik të koronavirusit, udhëtoi nga Rinasi

Një vajzë që ka udhëtuar nga Rinasi në drejtim të Gjermanisë është konstatuar mbartëse e mutacionit Britanik të koronavirusit. Mediat gjermane për herë të parë shfaqjen e mutacionit anglez të koronavirusit në rajonin e Hochtaunus. Siç raporton “Frankfurter Allgemeine Zeitung (Faz.net)”, mutacioni B.1.1.7 u konstatua tek një vajzë 22-vjeçare, e cila ishte kthyer nga Shqipëria.

Zbulimi u bë pas analizave në një laborator më të specializuar u konstatua se në fakt bëhej fjalë për mutacionin anglez ‘B.1.1.7’. Vajza është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po mbahet në karantinë. Ndërkohë në Shqipëri nuk është raportuar ende që të ketë të infektuar me koronavirusin e ri të mutacionit britanik.

Megjithatë zbulimi i ‘B.1.1.7’ tek vajza e kthyer nga Shqipëria është një tregues i rëndësishëm për të kuptuar se Shqipëria po përballët aktualisht edhe me këtë mutacion të ri pavarësisht se laboratorët e ISHP-së nuk e konstatojnë dot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy