Ministria e Financave dhe deputetët socialistë në Komisionin e Ekonomisë janë dakordësuar që dhënia e licencave për bastet online të zhvillohet në formë ankandi. Ndërsa deputeti Braçe propozoi që fjalën e fundit për kompanitë fituese ta thotë Prokuroria e Posaçme pasi të bëj filtrimin e aksionerëve.



