Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar vendosjen e trupave të Gardës Kombëtare në tri shtetet e goditura më rëndë nga shpërthimi i koronavirusit COVID-19.
Trupat do të vendosen në Nju-Jork, Kaliforni dhe Uashington për të ofruar ndihmë mjekësore dhe për të ngritur stacione mjekësore, ndërkohë që rritet numri i vdekjeve dhe i të prekurve në mbarë vendin.
Dyshohet se furnizimet kryesore mjekësore për Nju-Jorkun do të jenë të pamjaftueshme
Një projektligj për të financuar përpjekjet e ndihmës kombëtare është bllokuar në Senat.
Demokratët e opozitës dëshirojnë që projektligji i stimulimit të urgjencës, i cili vlen pothuajse 1.4 trilionë dollarë, të përfshijë më shumë para për spitalet shtetërore dhe vendore, ndërsa republikanët e Trump po bëjnë presion për veprime të shpejta për të siguruar tregjet financiare.



