Edhe pse kishte paralajmëruar tërheqjen nga filmat, Cameron Diaz nuk mund t’i rrijë larg ekranit. E kemi parë për herë të fundit në një film të vitit 2014, por do ta rishohim sërish së shpejti. Ajo po punon sërish me Jamie Foxx në një film të ri të Netflix.
Në vitin 2020, Diaz shpjegoi arsyet e largimit nga ekrani. “U ndala dhe pashë vërtet jetën time. Kur je duke bërë një film… ata të zotërojnë ty. Je atje për 12 orë në ditë për muaj të tërë; nuk ke kohë për asgjë tjetër... Kuptova se u dorëzova pjesë të jetës sime shumë njerëzve. Nuk kam lënë hapësirë për jetën time personale”, tha Diaz në atë kohë.
Një vit pasi u tërhoq nga filmat, Diaz u martua me Benji Madden dhe që atëherë ata sjellë në jetë një vajzë, Raddix.
Diaz ka vijuar të flasë për “daljen në pension” edhe përgjatë viteve të fundit, ndaj projekti më i ri surprizoi shumëkënd. Sipas “Variety”, film i saj i ri ka titullin “Back in Action”.



