Për fansat e “Twilight” Stephenie Meyer me një botim të ri

Për fansat e “Twilight” Stephenie Meyer me një botim të ri

Autorja amerikane Stephenie Meyer emocionoi fansat e romaneve të saj më të shitur të “Twilight” pasi njoftoi se do të nxjerrë një libër të ri që eksploron historinë e dashurisë së personazheve nga perspektiva e vampirit Edëard Cullen.

I quajtur "Sun Midnight", libri i ri do të rrëfejë të kaluarën e Cullen dhe kohën kur takohet për herë të parë me Bella Swan, shoqja në shkollën e mesme e cila më vonë bëhet gruaja e tij. Librat e mëparshëm që i kemi parë edhe të ekranizuar, janë shkruar nga këndvështrimi i Bella-s.

Historia “merr një kthesë të re dhe me vendosmëri të errët” në librin e ardhshëm, tha publikuesja në një përshkrim në faqen e Little, Brown and Company.

Katër librat origjinalë të Meyer për Twilight u shitën jashtëzakonsiht shumë, me gati 100 milionë kopje. Ata u përshtatën në një seri filmash nga Lionsgate Entertainment duke filluar në vitin 2008, me protagonistët kryesorë Robert Pattinson dhe Kristen Stewart.

Në emisionin Good Morning America të ABC, Meyer tha që shpresonte se libri do të ishte një shpërqendrim i mirëpritur në mesin e pandemisë globale Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy