Shullazi në spital për ndërhyrje kirurgjikale, shoqërohet me forca speciale e snajperistë

Shullazi në spital për ndërhyrje kirurgjikale, shoqërohet me forca speciale e snajperistë

 

 

Nga Anduena Llabani

Forcat speciale, ato të burgjeve madje edhe snajperistë do të shoqërojnë eskortën e Emiliano Shullazit sot drejt ambienteve të Spitalit Shtetëror Nënë Tereza, ku i dënuari i regjimit të posaçëm 41 biss, do t'i nënshtrohet një ndëryrje kirurgjikale. Burime të MCN TV thanë se shoqërimi i të dënuarit do të kryhet në orën 10:00 të së premtes nga ambientet e burgut 41 BiSs drejt spitalit "Nënë Tereza" dhe ku policia do të qëndrojë në gatishmëri numër një.
Rreth dy javë më parë, ai u dërgua me urgjencë drejt një spitali privat në Tiranë ku kreu disa analiza të nevojshme që përcaktonin gjëndjen e tij jo të mirë shëndetësore. Shullazi mësojmë se është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë, e cila mund t'i rrezikojë edhe jetën.  Me gjithë insistimin e avokatit që ndëryrja kururgjikale ndaj klientit të tij të kryhej në një spital privat, Drejtoria e Burgjeve i ka refuzuar të gjitha opsionet e servirura duke pranuar vetëm varjanin e një operimi të  Shullazit, në spitalin publik shtetëror.  Fakti që në këtë shoqërim të tij nga forca të shumta policore do të përfshihen edhe snajperistë, lidhet edhe me dyshimet e një atentati apo arratisje të tij. Në janar të 2015 Shullazi i shpëtoi një atentati pranë Rugës së Kavajës në Tiranë. Ai do të arrestohej një vit më pas, në prill të 2016, me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, si i dyshuar për “pjesëmarrje në grupe të strukturuara kriminale” dhe vrasje. Ndaj tij pritet të kërkohet edhe dënimi me burgim të përjetshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy