Zjarr në Serbi, humbin jetën 6 persona, mes tyre 4 fëmijë

Zjarr në Serbi, humbin jetën 6 persona, mes tyre 4 fëmijë

Një zjarr që shpërtheu në një qytet verior të Serbisë ka vrarë gjashtë persona, mes të cilëve katër fëmijë.

"Zjarri shpërtheu në orën 3 të mëngjesit në Novi Sad, rreth 90 kilometra në veri të kryeqytetit Beograd", tha ministri i Brendshëm Ivica Daçiç, duke shpjeguar se gjetjet fillestare sugjerojnë se shkaku mund të ketë qenë një skuter elektrik.

 Fëmijët e vdekur janë nga 2 deri në 7 vjeç, tha Daçiç.

Një mjek i urgjencës tha për kanalin televiziv shtetëror RTS se të gjithë viktimat kishin humbur jetën kur ekipet e shpëtimit arritën në vendngjarje.

Policia po punon për përcaktimin e identitetit të viktimave, por dyshohet se të gjithë janë anëtarë të së njëjtës familje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy