
Kryeministri Albin Kurti në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz deklaroi se në fund të këtij viti Kosova do të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE.
Po ashtu kreu i qeverisë së theksoi domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO. Kurti kërkoi rivitalizimin e Procesit të Berlinit nën udhëheqjen e kancelarit gjerman.
Në përputhje me premtimet dhe perspektiven evropiane po punojnë për përmbushjen e reformave për anëtarësim në BE. Do të vazhdojmë edhe me aspiratën tonë për statusin e kandidatin për BE ku planifikojmë të aplikojmë në fund të këtij viti”
Gjermania ka luajtur rol të jashtëzakonshëm në rindërtimin e Kosovës. Kancelarin Scholz e sigurova se Kosova është dhe do të mbetet partner i besueshëm i Gjermanisë”.
Teksa u ndal te Kosova dhe Serbia, Scholz theksoi se dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën nuk mund të jenë pjesë e BE-së.
Me rëndësi për Kosovën është që dialogu i ndërmjetësuar nga BE të çohet përpara. Kosova dhe Serbia përmes një marrëveshje gjithëpërfshirëse të çojnë në zgjidhje politike. Dialogu është rruga që i hap Kosovës perspektivën evropiane. Një marrëveshje politike mes dy vendeve është një kusht i rëndësishëm edhe për perspektivën e të rinjve në Kosovë. Marrëveshja duhet të zgjidhë edhe çështjen e Kosovës në fund sepse është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra tjerën të bëhen pjesë e BE-së. Të dyja palët duhet t’i qasen njëra tjetrës”.



