“Grabitje e pensioneve”, Rama paralajmëron sërish bizneset: Vetë rregulloni pagat e punonjësve

“Grabitje e pensioneve”, Rama paralajmëron sërish bizneset: Vetë rregulloni pagat e punonjësve

Kryeministri Edi Rama në një bisedë me ndjekësit në “Facebook”, ka paralajmëruar edhe një herë bizneset dhe sipërmarrësit që të deklarojnë pagat e punonjësve saktë, përndryshe do të përballen me penalitete.

Teksa e quajti “grabitje të pensioneve”, Rama paralajmëroi bizneset që të vetërregullohen deri më datë 20 janar, ndërsa bëri me dije se një letër është dërguar nga tatimet për bizneset, por edhe për punonjësit.

“Kemi pagë minimale 32 mijë lek. Tatimet kanë dërguar letër për ata të dyshuar për evazion dhe u është kërkuar të vetë rregullojnë deklarimin deri në 20 janar.

Ndërkohë u është bërë e qartë që letra do u shkojë edhe punonjësve. Ka shkelje penale që shkojnë deri në dënim në burg. Të reflektojnë seriozisht se ne duam klimë pozitive dhe sa më të favorshme. Në asnjë mënyrë të goditet paga e punonjësve apo pensionet e tyre. Kemi të bëjmë me grabitje të skemës së pensioneve.

Ka raste abuzimi dhe ne do të bëjmë ndërhyrje të vazhdueshme duke shkuar deri në sanksione të forta për abuzuesit me pagat e punonjësve.” tha Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy