Çeçenia e vendosur të ndihmojë Moskën "të luftojë deri në fundin fitimtar"

Çeçenia e vendosur të ndihmojë Moskën "të luftojë deri në fundin fitimtar"

Udhëheqësi çeçen pro-Kremlinit Ramzan Kadyrov ka përsëritur se luftëtarët çeçenë në Ukrainë do ta ndihmojnë Moskën "të luftojë deri në fundin fitimtar".

Gjatë një vizite në Kremlin të hënën, Kadyrov i raportoi Putinit se “ne në Republikë (Çeçeni) po ecim shumë mirë, falë jush”.

Kadyrov i tha presidentit rus se: “Luftëtarët e Republikës Çeçene po shërbejnë me sukses në zonën e operacionit special ushtarak, ne po përmbushim të gjitha urdhrat tuaja dhe synojmë të veprojmë deri në fund. Banorët e rajonit mbështesin plotësisht operacionin ushtarak special dhe e konsiderojnë të nevojshëm arritjen e qëllimeve dhe objektivave të tij”.

Kadyrov është akuzuar nga vëzhgues ndërkombëtarë dhe të pavarur për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut  në territorin e tij dhe më gjerë.

Ai drejton forca të konsiderueshme paraushtarake që megjithëse formalisht janë pjesë e strukturave ruse të sigurisë, kanë besnikëri personale ndaj tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy