Aksidenti ajror në Indi, i mbijetuari i vetëm një 40-vjeçar që jetonte në Britani prej 20 vitesh

Aksidenti ajror në Indi, i mbijetuari i vetëm një 40-vjeçar që jetonte në Britani prej 20 vitesh

Ka të paktën një të mbijetuar në mesin e 242 personave në bordin e Air India Boeing 787 me destinacion Londrën që u rrëzua në një zonë banimi vetëm disa sekonda pas ngritjes nga qyteti Indian Ahmedabad.

Mediat lokale raportuan, duke cituar një hetues i cili tha se një pasagjer, i ulur në sediljen 11A, u shpëtua i gjallë për mrekulli dhe u dërgua në spital. 40-vjeçari Vishwash Kumar Ramesh, një shtetas britanik me origjinë indiane, në një prononcim për mediat indiane tha se dëgjoi një "zhurmë të madhe" pak para se avioni të rrëzohej. Sky News ka shfaqur një foto të tij në spital: i duken disa lëndime në fytyrë por nuk është në gjendje të rëndë. "Gjithçka ndodhi kaq shpejt," tha Ramesh, duke shtuar se ai kishte pësuar "lëndime nga goditja" në gjoks, sy dhe këmbë.

"Kur u ngrita, kishte kufoma rreth meje. Isha i frikësuar. Kishte pjesë të avionit. Dikush më kapi, më futi në një ambulancë dhe më çoi në spital", tha ai. 

40-vjeçari mbante kartën e imbarkimit, fotoja e së cilës u publikua në media dhe ishte ulur në sediljen 11A, pranë një dalje emergjente të Boeing 787, gjë që mund të ketë përcaktuar edhe fatin e tij të mirë. 

Air India Boeing 787 Dreamliner mbante 230 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit, tha shefi i policisë lokal. Shërbimet indiane të emergjencës kanë identifikuar tashmë trupat e mbi 200 personave që ishin viktima të aksidentit, sipas policisë lokale, duke konfirmuar për momentin se "204 vdekje" janë konfirmuar, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Avioni humbi kontaktin me kullën e kontrollit disa sekonda pas ngritjes. Sipas të dhënave të Flight Radar të raportuara nga mediat indiane dhe BBC, në atë moment ai ishte në një lartësi prej vetëm 200 metër mbi sipërfaqen e tokës.

Pamjet nga kanalet televizive indiane tregojnë se si avioni - i cili në fakt nuk ishte në gjendje të fitonte lartësi - u rrëzua mes shtëpive në një zonë të Ahmedabadit, qyteti nga aeroporti i të cilit sapo ishte nisur. 

Avioni ra mbi një “konvikt doktorësh”. Fjala është për një nga godinat e kolegjit mjekësor BJ, i cili ndodhet në zonën e banimit pranë pistës së aeroportit. Autoritetet thonë se disa studentë janë plagosur.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy