Kryeministri hungarez Viktor Orbán thotë se kombet evropiane duhet të forcojnë aftësitë e tyre mbrojtjëse dhe jo burokratët e Brukselit.
Udhëheqësi nacionalist, i cili është përplasur vazhdimisht me kolegët e Bashkimit Evropian për migracionin dhe luftën në Ukrainë, postoi deklaratën në X pas takimit të tij me presidentin francez Macron të mërkurën.
Orbán shkroi: Takimet e mia në Francë konfirmuan se megjithëse mund të mos pajtohemi për modalitetet e paqes, ne pajtohemi se duhet të forcojmë aftësitë mbrojtëse të kombeve evropiane dhe këto përpjekje duhet të fuqizojnë shtetet anëtare dhe jo burokratët e Brukselit.
Orbán ka tentuar më parë të bllokojë ndihmën e BE-së për Ukrainën dhe ka lavdëruar Trumpin për qëndrimin me guxim për paqen.
Ai gjithashtu kërkoi që Ukrainë të mos përmendet në asnjë konkluzion me shkrim pas samitit të sotëm , në një letër drejtuar presidentit të Këshillit Evropian.



