William Friend ndahet nga jeta në moshën 33-vjeçare

William Friend ndahet nga jeta në moshën 33-vjeçare

William Friend, bashkëshorti i yllit të "One Tree Hill", Bevin Prince, vdiq papritur në moshën 33-vjeçare, sipas një deklarate të Bisnow Media, për të cilën ai shërbeu si CEO. 

Mediat bënë me dije se William u godit nga rrufeja pranë shtëpisë së tij në Wilmington, Karolina e Veriut të dielën.

"Ajo që e bëri Will të veçantë ishte aftësia e tij e lindur për të frymëzuar dhe motivuar njerëzit - për t'i ngritur njerëzit më lart se sa mendonin," tha në një deklaratë shefi i Bisnow, Gregg Mayer. 

Edhe pse Prince nuk e ka komentuar tragjedinë, shoqja e saj, aktorja Odette Annable, postoi një mesazh në Instagram të mërkurën duke shkruar: "E paimagjinueshme ajo që ka ndodhur dhe ne duhet t'i themi lamtumirë një shoku tjetër, @britwilliam. Bashkëshorti i mikes time më të mirë @bevinaprince. Will, më duket e paimagjinueshme që ke shkuar."

Zyrtarët thanë se ata u përpoqën të sillnin në jetë Friend për 20 minuta para se ai të shpallej i vdekur, sipas raporteve të lajmeve lokale.

Prince është më e njohur për rolin e saj si Bevin Mirskey në serialin hit të CË "One Tree Hill".

Çifti ishte i martuar që nga viti 2016. CNN ka kontaktuar me përfaqësuesit e Prince për koment.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy