Kryeministri Edi Rama gjatë një prononcimi për mediat zbuloi propozimin e që iu bë kreut të opozitës gjatë takimit të sotëm.
Rama ka folur sot pas takimit me ambasadorët duke zbardhur edhe një pjesë të mirë të ofertës së tij për kreun e PD-së lulzim Basha. Kreu i qeverisë theksoi se i ka ofruar monitorim maksimal të strukturave të shtetit.
"Kemi rënë dakord që të mos flasim por me sa duket fjalët i ka marrë era i ka sjellë tek ju. Unë kam propozuar atë që besoj se adreson problemet objektive, pra një monitorim si asnjëherë më parë të gjithë strukturave të shtetit, të policisë të DAR dhe të gjithë sistemit tonë arsimor, të sistemit tonë të burgjeve ku janë edhe pikat që janë adresuar si problematika në raportin e mëparshëm të ODIHR dhe një rregullore e dakordësuar për mënyrën se si të shmanget përdorimi i aseteve shtetërore në fushatë dhe një kategori e caktuar aktivitetesh qeveritare që nuk duhen përdorur në fushatë", deklaroi kreu i Maxhorances.
Si shkuan diskutimet?
Kemi rënë dakord që mos flasim, por fjalët i ka marrë era, i ka sjellë deri tek ju. Unë kam propozuar atë cka besoj shumë se adreson problemet objektive, pra një monitorim si asnjëherë më parë të gjithë strukturave të shtetit, të policisë së shtetit, të drejtorive rajonale të arsimit, të sistemit arsimor, të sistemit të burgjeve, ku ajnë pikat që kanë qenë pikat e adresuara si prpoblmatike në raportet e odihr, dhe njëkohësisht një rregullore e dakordësuar si të shmangen asetet shtetrore në fushatë dhe një kategorie aktibvitetsh qeveriare që nukd uhen përdorur në fushatë. Më shumë se kaq nuk ka.
Si e ka pritur Basha?
Unë nuk dua të komentoj kundërshtarin që ishte në tavolinë. Ne vazhdojmë punën. ne jemi në angazhimin e plotë elektoral, por do të gjejmë kohën për të diksutuar deri kur të fillojë shtypja e fletëve të votimit.



